Presidenti rus Vladimir Putin nuk është kundër mbajtjes së një takimi me Vladimir Zelenskyn, por duhet të krijohen kushtet për ta bërë këtë.

“E kam përsëritur se nuk kam asgjë kundër kësaj, në përgjithësi është e mundur”, u tha Putin gazetarëve.

“Megjithatë, duhet të krijohen kushte të caktuara për ta bërë këtë. Fatkeqësisht, ka ende shumë punë përpara për krijimin e kushteve të tilla”, shtoi ai.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, u tha gazetarëve më parë se udhëheqësi rus dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojnë një takim në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb