Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur që zëri i Evropës “do të dëgjohet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Zelensky e ka kaluar ditën duke informuar aleatët evropianë të Kievit pas telefonatës së tij me Donald Trump.
“BE-ja do të luajë gjithashtu një rol të madh në rindërtimin e vendit tonë pas luftës dhe ky do të jetë një nga projektet më të mëdha ekonomike për të gjithë Evropën në dekada”, tha presidenti ukrainas.
“Pra, zëri i Evropës do të dëgjohet në diplomaci”, theksoi ai.
