Policia e Vlorës njofton se ditën e djeshme (e enjte) ka marrë një denoncim nga një qytetar me iniciale K. K., banues në Orikum, për plagosje me armë zjarri të tufës së kuajve që ai mbante në malin e Llogarasë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sipas informacionit, mësohet se janë 22 kuaj që u qëlluan prej të cilëve 4 mbetën të ngordhur ndërsa pjesa tjetër që u plagos u fsheh e frikësuar në pyll.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb