Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga aksioni në Durrës për lirimin e hapësirave publike, si pjesë e nismës për transformimin urban të qyteteve.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se ky proces po zhvillohet për të mundësuar zbatimin e fazës së dytë të Rilindjes Urbane, e cila synon përmirësimin e jetës komunitare dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra në qytetet e mëdha.

“Sot në Durrës vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 – një projekt që do të rrisë cilësinë e jetesës dhe do të rivendosë qartë kufirin mes lirisë së qytetarëve për të lëvizur e marrë frymë dhe të drejtës së bizneseve për të ushtruar aktivitetin, gjithmonë në respekt të interesit të përbashkët”, shkruan kreu i qeverisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb