Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.

Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb