Shefi i një bande mafioze në Budva të Malit të Zi u plagos të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës.  Shënjestra e atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, e afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.

Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantallona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet e publikuara nga Vijesti.

Videoja tregon sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar shefin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.  Marko Ljubisa u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informacioneve fillestare nga policia malazeze.

‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.

Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe kundër tij ishin organizuar tre atentate të mëparshme nga klani rival ‘Kavaç’ në Mal të Zi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb