Prokuroria e Posaccme kundër Krimit të Organizuar njoftoi sot goditjen e një grupi të fuqishëm shqiptar në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës. Sipas SPAK, hetimet të nisura mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC, zbuluan se grupi drejtohej nga shtetasit Elvis Çela dhe Franc Çopja, me bazë në Paraguai, të cilët kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut, nga prodhimi dhe fshehja e drogës në ngarkesa legale, deri te shpërndarja dhe pastrimi i të ardhurave. Në dy vite, ata trafikuan drejt Europës plot 28 ton kokainë me vlerë mbi rreth 6 miliardë euro.
Prokuroria identifikoi edhe anëtarët e grupit kriminal, të cilët janë:
-Riza Çela
-Ardian Çela
-Albin Çela
-Elvis Çela (Vëllezër)
-Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
-Franc Çopja, i arrestuar ne Belgjikë
-Petrit Sulejmani alias Lakatos
-Mariglen Kamami
-Denis Daja
-Kujtim Gjyla
-Renato Musaka
-Vilson Pepa
-Dition Pepa, detyrim paraqitje
-Miklovan Mullai
-Gert Çerma
Operacioni u zhvillua në koordinim me Europol, Eurojust, policitë federale të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë. SPAK theksoi se ky bashkëpunim ishte vendimtar për goditjen e një strukture kriminale që vepronte në shkallë globale dhe që kishte ndërtuar një mekanizëm të aftë të rikuperonte shpejt humbjet nga sekuestrimet.
Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e cilësuan grupin si një nga më të fuqishmit e hetuar ndonjëherë nga SPAK, me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun europian të kokainës.
(BalkanWeb)
