Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës” në Fier. Shtetasi E.S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar katër persona, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit. Të lënduarit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb