Skënderbeu i ka bërë bllokadë Vorës në miqësoren e zhvilluar në Korçë, që u mbyll në barazim pa gola. Një përballje tepër e luftuar kryesisht në mesin e fushës, teksa rastet e rrezikshme në portat respektive ishin me pikatore.
Vorakët e Arjan Bellait u shfaqën më kërkues, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës, ndërkohë që në krahun tjetër, mund të cilësohet si një paraqitje pozitive për Skënderbeun, që arriti të përballonte me mjaft sukses një skuadër që do të militojë në elitën e futbollit shqiptar si Vora.
Vlen të theksohet fakti se te skuadra nga periferia e kryeqytetit, debutoi edhe futbollisti Dario Daka, i cili është dhe një ndër afrimet më të bujshme të merkatos së Vorës. Produkt i akademisë së Leçes, Daka do të kërkojë të lerë gjurmë në futbollin shqiptar.
