Situata e zjarrit në bashkinë Finiq vijon të përkeqësohet me ritme alarmante. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë fshatin Velahovë, ku deri tani raportohet për djegien e dy banesave.

Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke kërcënuar drejtpërdrejt jetën dhe pronat e banorëve. Flakët janë futur edhe në fshatin Krongj, ku autoritetet kanë nisur evakuimin e menjëhershëm të banorëve për të shmangur viktima të mundshme.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte tepër të vështira për të vënë nën kontroll vatrat aktive, ndërsa është kërkuar ndërhyrje shtesë nga forcat qendrore dhe ndihmë nga ajri.

Banorët apelojnë për ndihmë të menjëhershme, ndërsa autoritetet lokale dhe emergjencat civile bëjnë thirrje për vigjilencë maksimale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: