Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Budukut, në Gjirokastër, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi dhe duke djegur 20 pemë frutore.

Flakët po përhapeshin në drejtim të pompës së ujit të pijshëm që furnizon qytetin dhe sipërfaqeve bujqësore përreth, por u izoluan shpejt duke shmangur rrezikun për infrastrukturën dhe zonat e tjera.

Zjarri përfshiu rreth 3,000 m², ku ndodhej një magazinë 50 m² me materiale bujqësore dhe një automjet Opel Kabriole(2005, targa AA841VF). Jashtë saj, pranë murit, ndodhej edhe një Benz 2400 (1984, pa targa).

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe trupave të ushtrisë, flakët janë izoluar dhe situata është vënë nën kontroll.

Ekipet në terren po punojnë për shuarjen e vatrave të mbetura, për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: