Dinamo ka bërë goditjen e madhe në merkato, teksa ka firmosur së fundmi me lojtarin dardan, Bernard Berisha. Ka qënë klubi dinamovit që ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

Bernard Berisha vishet blu!

Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.

Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi.

Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb