Që nga mëngjesi i së shtunës, televizioni News24 vazhdon të jetë jashtë transmetimit për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe bllokimit të redaksisë. Në një njoftim zyrtar, organizata Safe Journalists Albania ka paralajmëruar për rrezikun që po paraqet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me mundësinë e shembjes së urës që mban kabllot dhe lidhjet e serverëve të News24.

Safe Journalists Albania bën thirrje për përmbajtje të menjëhershme dhe respektim të plotë të procesit të rregullt ligjor, duke theksuar se çdo veprim që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në infrastrukturën mediatike duhet të shmanget.

“Çdo masë duhet të jetë e ligjshme, transparente, e domosdoshme dhe proporcionale, duke përdorur ndërhyrjet më pak agresive dhe në koordinim me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) për rikthimin e shërbimit,” thuhet në njoftimin e tyre.

Reagimi i plote:

🇦🇱Që nga mëngjesi i së shtunës, News24 është jashtë transmetimit. Po marrim raportime se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) mund të shembë urën që mban kabllot e transmetimit dhe lidhjet e serverëve të News24.
👉Bëjmë thirrje për përmbajtje të menjëhershme dhe respektim të plotë të procesit të rregullt: të shmanget çdo hap që rrezikon dëme të pariparueshme në infrastrukturën mediatike.
👉Çdo zbatim duhet të jetë i ligjshëm, transparent, i domosdoshëm dhe proporcional, të përdorë masat më pak ndërhyrëse dhe të koordinohet me AMA-n për të mundësuar rikthimin e shërbimit.
👉Gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të kenë akses të sigurt në vendin e punës, që operacionet të rikthehen dhe e drejta e publikut për t’u informuar të mbrohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb