Moderatorja e njohur e News24, Ola Bruko, në fjalën e saj mbajtur gjatë protestës së organizuar para godinës së televizionit, ka shprehur optimizmin se sinjali i News24 do të rikthehet sërish, si një mision i rëndësishëm i gazetarisë së pavarur në Shqipëri.
“Harrova për një çast se iu vu dryniNews24, sepse puna jonë është më shumë se një vend pune apo një televizion.
Është zëri juaj, është lidhja me ju. Jam optimiste se shumë shpejt do t’i kthehet sinjali dhe nuk do të mbetet ajo buzëqeshja e ngrirë imja ekran.
Bruko tha se situata e krijuar nuk është një çështje politike.
“Shumë prej jush mund të mendojnë se kjo është një përplasje politike dhe nuk jemi në mes të saj. Por ne nuk i përkasim politikës, ne i përkasim gazetarisë.
Ajo shtoi se gazetarët e News24 janë aty për informacionin, duke lënë pas problemet e tyre.
“Ne jemi ata që kemi pranë jush kur ju keni pasur nevojë për informacion, në spital, në rrugë, në situatën emergjente. Tani, kur nuk jemi në gjendje, jemi të sigurt se nuk jemi vetëm”, tha Ola Bruko.
Ola Bruko: Harrova për një cast se iu vu dryni News24, por jam optimiste se shumë shpejt do ti kthehet sinjali, dhe sdo të mbetet ajo buzëqeshja e ngrirë imja.
Shumë kush beson se na është lënë ne barra për të përfaqësuar këtë cështje, ne po na nxjerrin nga shtëpia jonë, ne jemi njerëz si ju, por nuk I përkasim politikës por gazetarisë. Jemi ne ata që ju kemi përcjellë shqetësimet tuaja, jemi ne zëri juaj, ndaj faleminderit të gjithëve ju që na keni mbështetur.
