Pedagogu Artan Manushaqe nga protesta që po mbahet para News24, televizion që iu mbyll sinjali padrejtësisht nga autoritetet, theksoi se ky ishte një vendim arbitrar.

Ai tha se të gjithë duhet të reagojnë para këtij regjimi, ndërsa sulmoi Ardi Veliun.

“Kam ardhur këtu si qytetar, që të mbroj lirinë e medias. Shoh shumë gazetarë, apo me funksione në media që nuk kanë ardhur që të mbështesin kolegët e tyre. Mos hajdeni për pronarët, por për kolegët tuaj. Duhet të rezistojmë, pasi përballë kemi një regjim. Nuk mund të vijë Policia e Shtetit, që të vijë me Ardi Veliun, që ka dalë në dosjet e SPAK, pjesë e krimit të organizuar. Ka dalë në dosjet e SPAK, dhe nuk e heton. Ramës nuk ia dha amnistinë fiskale BE që ta miratonte, dhe po pastron paratë e pista këtu. Përtej asaj botës ideale, që e shoh të zymtë nga pikëpamja e medias në Shqipëri, pasi sipas një raporti të BE 46.5% censurohen, nga kjo pikëpamje media është e kapur, por duhet të rezistojmë ndaj këtu regjimi. Po bëhet ky vend nga emigrantë nga bota e tretë. Në çdo protestë duhet të jemi për të mbrojtur median dhe fjalën e lirë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: