Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Kuçovës pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Policia njofton se ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: