Deputeti demokrat, Bledion Nallbati iu është bashkuar sot protestës që u mbajt në shenjë solidarizimi para godinës së News24. Teksa dënoi aktin e qeverisë, ai theksoi se duhet të kishte reagim më të madh nga mediat e tjera.

“Duhej të isha këtu jo vetëm si politikan, por si qytetar. Ky është një akt i paprecedentë dhe duhet të japim një mesazh të fortë të gjithë ne. Kur qeveria guxon t’i mbyllë gojën një media. Kjo nuk është ngjarje që ka ardhur rastësisht, pasi ai me sinjale dhe akte e ka pranuar më parë. Duhet të kishte reagim shumë të fortë, nga shoqëria dhe mediat kombëtare që janë në Shqipëri. Duhet të kishte ndërprerë të transmetimit të të gjitha mediave, pasi kjo që ndodhi sot, mund të ndodhte dhe me media të tjera. Ne kemi tonën, Ertv, ci duam mediat e tjera. Por kjo nuk shkon, se kemi vuajtur në regjimin diktatorial nga kjo gjë.”, tha Nallbati.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb