Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) shpreh shqetësim të thellë për rrethimin e godinës së Focus Media News nga policia, ku veprojnë media të rëndësishme si News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

IPI kërkon sqarim të menjëhershëm për bazën ligjore të këtij veprimi, i cili ka penguar në mënyrë serioze punën e gazetarëve dhe ka cënuar lirinë e medias në Shqipëri.

Xx
Xx

Rrjeti i mediave të pavarura bën thirrje për respektimin e të drejtave kushtetuese dhe për garantimin e kushteve për një gazetari të lirë dhe të pavarur në vend.

“IPI është e alarmuar nga bllokada e policisë ndaj ndërtesës së Focus Media Group në Tiranë, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Ne kërkojmë sqarim të menjëhershëm të bazave ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën gazetareske”, thuhet ne reagim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb