Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji iu bashkua sot protestës së gazetarëve kundër mbylljes së News24.

Salianji shpreher se sulmi ndaj News24, BalkanWeb dhe Panorama është një atentat ndaj fjalës së lirë.

“Sot isha pranë gazetarëve e punonjësve të medias në protestë kundër këtij akti tipik të regjimeve që kanë frikë nga e vërteta. Pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve. Por liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë!“, u shpreh Salianji.

Ervin Salianji:
“Sulmi dhe dhuna brutale e qeverisë me polici e ushtri për të censuruar, bllokuar sinjalin e mbyllur veprimtarinë e News24 dhe ndaluar punën dhe raportimin e gazetarëve të Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare është një sulm dhe atentat i hapur ndaj fjalës së lirë. Sot isha pranë gazetarëve e punonjësve të medias në protestë kundër këtij akti tipik të regjimeve që kanë frikë nga e vërteta. Pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve. Por liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb