Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera
11 Gusht, 2025 17:08
Madhësia e tekstit:
Zjarri që ra në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë dëmet e para.
Një rritës bletësh, i shqetësuar për situatën, raportoi se deri tani i janë djegur 40 koshere, ndërsa shpreson që flakët të mos përfshijnë pjesën tjetër të zonës ku ka edhe 100 koshere të tjera.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë, ndërsa terreni i vështirë dhe era po e komplikojnë ndërhyrjen nga toka.