Vijon për të tretën ditë me radhë zaptimi i televizionit News24 nga policia e ndihmuar edhe nga persona civilë.
Ditën e sotme, kur gazetarët kanë mbajtur edhe protestë përpara godinës së televizionit, në ndërtesë kanë hyrë edhe persona të veshur civilë.
Madje, këta persona, të paidentifikuar, kanë shqyer me trapan edhe derën e emisionit Tak Fak.
Emisioni TakFak në News 24 me natyrë investiguese, ka zbuluar skandale të shumta në vendin tonë, ndër to dhe abuzime qeveritare.
Policia e Shtetit nuk i ka penguar agresorët civilë, ndërsa ajo Ushtarake e cila ka zaptuar mjediset e brendshme i ndihmon personat e paidentifikuar të shqyejnë dyert dhe muret e News24.
(Balkanweb)
