Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë censure dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias në Shqipëri.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ndërsa qeveria ka mbyllur sinjalin e një prej televizioneve më të rëndësishmë në vend, shumica e mediave të tjera heshtin, censurojnë lajmin ose publikojnë vetëm versionin zyrtar të qeverisë.
Ai paralajmëron se pa një media të lirë, nuk mund të ketë as të ardhme demokratike dhe as rotacion politik në vend.
“Ndërsa Rama ka ndërprerë sinjalin e një prej televizioneve më të rëndësishmë në vend, mediat e tjera jo vetëm që nuk solidarizohen, me disa përjashtime, por censurojnë lajmin e mbylljes së një mediaje kombëtare, ose në rastin më të mirë hapin versionin e qeverisë. Mediat me pak përjashtime janë nën kontrollin total të qeverisë. Nuk mund të ketë të ardhme dhe rotacion politik në Shqipëri nëse mediat janë nën kontrollin absolut të qeverisë”, tha ai.
