Kryeredaktorja e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, Anila Ahmataj, shpreh shqetësim të thellë pas veprimeve të paprecedenta nga persona të paautorizuar brenda zyrës së saj, ku janë prekur kompjuterët dhe dokumentat e punës së saj 7-vjeçare.
Ajo e konsideron këtë akt si tepër të rëndë dhe të padrejtë. Ajo ka theksuar rëndësinë e materialeve që ruhen aty.
View this post on Instagram
Postimi i kryeredaktores së News 24, Anila Ahmataj:
Kjo qe po ndodhe brenda zyres time ne News24 me kompjuterat dhe dokumentat eshte e papreçedent!
Aty ne ate kompjuter jane me qindra dokumenta dhe materiale nga puna ime 7 vjeçare, nuk mund ta besoj dot dhe nuk mund ta kuptoj dot!
Ky veprim eshte mjaft i rende!
E padrejte!
E papreçedent…
(BalkanWeb)
