Jennifer Aniston bëri një rrëfim të rrallë për kolegun e saj të ndjerë nga “Friends”, Matthew Perry.
Aktorja u shpreh në një intervistë për Vanity Fair, të publikuar të hënën, se ajo dhe anëtarët e tjerë të kastit — përfshirë Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc, “bënë gjithçka që mundën” për Perry gjatë betejës së tij me varësinë.
“Pothuajse ndihej sikur kishim filluar ta vajtonim Matthew prej kohësh, sepse lufta e tij me atë sëmundje ishte vërtet shumë e vështirë për të,” tha Aniston.
Fituesja e çmimit Golden Globe shtoi: “Sado e vështirë ishte për ne të gjithë dhe për fansat, një pjesë e imja mendon se kjo është më mirë.”
Aniston sqaroi se është “e lumtur” që Perry, i cili vdiq në tetor 2023 në moshën 54-vjeçare, është “larg asaj dhimbjeje.”
