Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti në një postim në facebook e quan situatën me plackitjen e News24 nga forcat e policisë së drejtuar nga Ardi Veliu si risia mediatike e shtatorit, pasi Veliu do të hapë një tv të tij të ri.
“Duket se Ardi Veliu nuk bën vetëm armë, por edhe lajme e emisioneve në TV-në e tij të ri, që pritet të hapet “pa asnjë kokërr leku investim”, pasi çdo gjë ia “morën natën për natë” News 24. Sa efikasitet!”, shkruan Teliti.
Nga AVTV do kalojë i pari lajmi, do përpunohet, e më pas do serviret për publikun e gjerë. Më në fund, nën drejtimin e politikave, do marrim vesh të vërtetat tona, do kuptojmë më shumë mbi shpopullimin, varfërinë, korrupsionin endemik, abuzivizmin me fondet e buxhetit, e shumë afera të tjera si inceneratorët apo pronat publike të tjera për një lek investitorëve 99-vjeçarë.
A donit media të lirë? Prisni shtatorin!Do jetë shfaqja më e bukur e vitit!
#AVTV PO VJEN SË SHPEJTI!
