Në fund do t’i fus Putinin dhe Zelenskyn në një dhomëunë mund të jem aty ose jo dhe do ta zgjidhim”, ka thënë Donald Trump, por takimi trepalësh nuk do të ndodhë të premten.
“Volodymyr mund të vijë, por ka marrë pjesë në shumë samite të tjera kot”, tha dje presidenti amerikan, duke u treguar gazetarëve, menjëherë pas konferencës së gjatë për shtyp mbi “emergjencën e krimit” në Uashington, se ukrainasi nuk do të jetë në Alaskë.
“Do ta kuptoj për dy minuta nëse Putini dëshiron të arrijë një marrëveshje”, deklaroi Trump, duke i mbyllur gojën më pas gazetarit që e pyeti se si, me një përgjigje të shkurtër: “Sepse kjo është ajo që bëj. Marrëveshje”. Vetëm atëherë, shpjegoi ai, do të telefonojë “Zelenskyn dhe Evropën. Këto ditë ikam kontaktuar shumë herë, e di mirë pikëpamjen e tyre”.
Ai aludoi, në mënyrë të paqartë, edhe për mundësinë e një heqjeje të ardhshme të sanksioneve me një rikthim në normalitetin e shkëmbimeve tregtare me Moskën: pikërisht ajo që udhëheqësit evropianë i kishin kërkuar të mos bënte.
Më pas tregoi se nuk kishte ndryshuar mendim mbi mundësinë e një shkëmbimi territoresh: “Mund të ketë disa ndryshime të vijës kufitare. Rusia ka pushtuar një zonë të gjerë të Ukrainës. Territore me rëndësi të madhe. Do të përpiqemi që një pjesë t’ia kthejmë Kievit”, tha ai, duke u zgjatur në vlerësimet e pasurive të paluajtshme të disa pronave, për të theksuar nevojën që edhe Zelensky të bëjë lëshime.
Kjo është një referencë për faktin se për t’i dorëzuar ato do të duheshin ndryshime në Kushtetutën e Ukrainës. “Do të dëgjoj çfarë ka për të thënë Putini dhe do t’i përgjigjem ose “suksese, vazhdo luftën” ose “kemi një marrëveshje”. Më pas e minimizoi: “Nuk më takon mua ta përfundoj këtë luftë, nuk është e imja, është bota e Biden-it. Por Putini flet vetëm me mua dhe unë do t’i them ta ndalë”.
I entuziazmuar nga prania e rusit: “Respekt në vendin tonë”. Derisa bëri një lapsus: “Të premten po shkoj në Rusi”, e përsëriti dy herë, duke iu referuar territorit arktik që amerikanët e blenë nga Moska në vitin 1867./La Repubblica
(BalkanWeb)
