Ndërsa studio e improvizuar e News24, e vendosur para godinës së zaptuar nga Policia e Shtetit, vijon transmetimin live në rrjetet sociale, janë shfaqur persona të paidentifikuar që tentojnë të heqin logot 25-vjeçare të Focus Media News, News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama.

Së fundmi, ata kanë arritur të largojnë logon e News24, duke e çmontuar nga vendi ku ishte vendosur prej shumë vitesh.

Ky veprim pason bastisjen e mbrëmshme të zyrave dhe redaksive të këtyre mediave dhe është një tjetër fazë e ndërhyrjes që po shndërron gradualisht godinën e televizionit të parë informativ në vend në një ambient me destinacion ndryshe, sipas informacioneve të publikuara, në një fabrikë të prodhimit të armëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb