Pas disa ditësh tensioni dhe ndërhyrjes së forcave të policisë në ambientet e News24 dhe mediave të lidhura, të gjitha logot e mediave të grupit Focus Media News janë hequr plotësisht nga godina e zaptuar nga persona të paidentifikuar.

Logot e News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH janë larguar pas vitesh të tëra duke simbolizuar këto media, duke e lënë godinën pa asnjë shenjë simbolizuese.

Ky zhvillim vjen pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat filluan me bastisjen dhe më pas me ndalimin e punës së gazetarëve dhe stafit teknik, duke shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti mediatik dhe shoqëria civile.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb