Situatë alarmante po zhvillohet në Gramsh, ku zjarret masive kanë detyruar autoritetet të shpallin evakuim urgjent.

Banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas janë urdhëruar të largohen menjëherë nga banesat e tyre.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për një evakuim të sigurt. Fshati Skënderbegas është evakuuar tashmë plotësisht.

NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM

Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë fshati Skënderbegas është evakuuar.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb