Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor një sasi drusore e cila dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme.

Blutë kanë sekuestruar mjetin dhr lëndën drusore në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin:

-E. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Arrëz, pasi u kap duke transportuar me mjet bujqësor (zetor), një sasi lënde drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore, së bashku me mjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb