GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.
Avokatët sugjeruan më parë një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë avokati i tha gjyqtarit Erjon Çela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset.
“Gjykata Duhet të mbajë parasysh jo vetëm historikun e tij si drejtues shteti, ish kryeministër, ish kryetar kuvendi, ish president por edhe faktin që në këto momente kërkuesi i pandehuri z. Ilir Metaj është edhe presidenti Partisë Lirisë, forcës politike opozitare të dytë në Shqipëri”, tha avokati i ish presidentit, Kujtim Cakrani
Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.
Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm. Por ky i fundit shpalli moskompetencë.
Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.
