Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për sjelljen e paprecedent të policisë së shtetit dhe asaj ushtarake me Focus Media News, pasi prej 4 ditësh i ka ndërprerë sinjalin e News24 dhe i jane plaçkitur ambientet e punës, rrëmbyer kompjuterat dhe dosjet e punës së gazetarëve,

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet në me ligjin dhe procedurat e rregullta ligjore.

“Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira të zgjidhen duke respektuar ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore, thuhet në reagim.

BE nënvizon se është veprim që asnjë veprim të mos pengojë gazetarët në ushtrimin e të drejtave për të informuar publikun dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

“Këto janë aspektet e lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratnë e Delegacionit të BE-së.

Reagimi i delegacionit të BE
Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre. Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb