Qeveritë e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë një grup diplomatik i njohur edhe si E3 informuan Kombet e Bashkuara të martën se ishin gati të aktivizonin një klauzolë në marrëveshjen të vitit 2015 me Irani që do të lejonte rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Republikës Islamike nëse Teherani nuk do të kthehej menjëherë në tryezën e negociatave me bashkësinë ndërkombëtare për këtë çështje, raportoi Financial Times.
Qeveria iraniane ishte në bisedime me Shtetet e Bashkuara mbi programin e saj bërthamor kur Izraeli nisi një luftë 12-ditore në qershor, në të cilën ndërhyri edhe ushtria amerikane, duke bombarduar tre objekte bërthamore iraniane.
Bisedimet u pezulluan dhe nuk kanë rinisur që nga armëpushimi që i dha fund konfliktit i njoftuar nga Uashingtoni.
(BalkanWeb)
