Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Delvinë si pasojë e përhapjes massive të zjarreve.
Në një postim në facebook, Zhupa shkruan se në këto momente kërkohet ndërhyrja efektive nga ajri për ti shuar dhe jo zhdukja e strukturave shtetërore duke lënë zjarrëfikësit në terren të vetëm dhe në pamundësi për ti shuar nga toka këto flakë.
“Vetëm kështu do shmangim që mos kemi një natë tjetër tmerri si ajo e djeshmja në Delvinë. Ndryshe përhapja duket që do jetë e pashmangshme dhe për shkak të temperaturave dhe erës”
Postimi i plote
Ndërhyrjet nga ajri nuk mund të jenë të rezervuara vetëm kur flakët arrijnë përmasat katastrofale.
Në këto momente kërkohet ndërhyrja efektive nga ajri për ti shuar dhe jo zhdukja e strukturave shtetërore duke lënë zjarrëfikësit në terren të vetëm dhe në pamundësi për ti shuar nga toka këto flakë.
Vetëm kështu do shmangim që mos kemi një natë tjetër tmerri si ajo e djeshmja në Delvinë. Ndryshe përhapja duket që do jetë e pashmangshme dhe për shkak të temperaturave dhe erës.
