Instituti i Studimeve Politike përmes një reagimi në rrjetin social facebook shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjen e policisë në ambientet e Fokus Media News.

Në mesazhin e saj thuhet se protesta e gazetarëve të kësaj kompanie meriton solidaritet institiconal e shoqëror,

“Akti përbën një kërcënim dhe kufizim për lirinë e medias si dhe vjen dukshëm ndesh me standardet e shtetit të së drejtës dhe angazhimet e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në BE.

ISP apelon qeverinë dhe institucionet përgjegjëse të ofrojnë transparencë, kulturë demokratike dhe vullnet real për jetësimin e parimeve kushtetuese të Lirisë së Medias, si dhe të mundësojnë garantimin e plotë dhe të vazhdueshëm të veprimtarisë normale të reporterëve dhe gazetarëve.

Reagimi

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb