Thellohet edhe më shumë skandali me uzurpimin e ambienteve të News24. Kompania shtetërore KAYO ka urdhëruar policinë e shtetit të pengojë gazetarët e News24 dhe Panorama të hyjnë në ambientet e punës dhe të tërheqin mjetet e tyre të punës.
KAYO po kryen në këtë mënyrë 3 shkelje ligjore. së pari nuk po zbaton vendimin e gjykatës e cila kërkoi që gazetarëve tu lejohej futja në ambientet e punës për të marrë sendet personale, dosjet e punës.
Të tjera shkelje janë, marrja e së drejtës me forcë dhe zënia e pronës pa një titull ligjor.
