Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u paraqit sot në ambientet e News24, ku forca të shumta policie kanë bllokuar hyrjen e gazetarëve dhe punonjësve.
Balliu theksoi se policia e shtetit dhe forcat shtetërore duhet të ishin të angazhuara për të luftuar zjarret, ndërsa jo për të penguar veprimtarinë mediatike. “Sot duhet të kërkohej respektimi i ligjit. Unë këto shoh eksponentë të gardës dhe ushtrisë ndërkohë që ne kemi 24 vatra zjarri në vend. Ata ndërkohë vijnë këtu dhe pengojnë punën e gazetarëve,” deklaroi Balliu.
Deputeti tentoi të komunikonte me efektivin e vendosur te dera e godinës, duke kërkuar: “A mund të futem të diskutoj me eprorin tuaj?” Por efektivi nuk pranoi të përgjigjej. Balliu komentoi më pas: “Ja pra, nuk flasin, kanë urdhër për të mos folur me askënd.”
Situata në News24 vijon të jetë e tensionuar, me gazetarë që nuk lejohen të hyjnë në ambientet e News24, ndërsa vendimi i gjykatës për rikthimin e tyre dhe marrjen e materialeve personale mbetet i paplotësuar.
