Skandal i Përmbarimit Gjyqësor shtetëror.
Në vend që të zbatonte vendimin e Gjykatës së Tiranës, nr.806 datë 12.08.2025 i cili detyron shoqërinë KAYO sh.a të lejojë gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë Focus Media News dhe Panorama sh.a të marrin në dorëzim sendet e punës dhe materialet e tyre personale, dokumentet elektronike, aktetet dhe kompjuterat e punës – është bërë palë me uzurpatorët.
Ligji detyron përmbaruesit shtetërorë të ekzekutojnë vendimin për të lejuar gazetarët e News24 dhe Panorama të aksesojnë mjediset e redaksisë dhe të marrin sendet e punës.
Por në vend të kësaj përmbaruesit kanë kërkuar ndihmën e policisë për të penguar gazetarët. Dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit kanë mësyrë në këto momente ambientet e News24.
Vijon…
