Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lejuar gazetarët e News24 të futen në godinë

Sipas Berishës, Moszbatimi i vendimit të Gjykatës është akt i rëndë antikushtetues dhe dëshmon tmerrin e Lubi Ballukut, pasi gazetarët e News24 kanë në laptop-ët e tyre dosjet e saj kriminale.

Reagimi i Berishes:

Urdhëri i Ramaduros për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës, një akt i rëndë antikushtetues!

Ky urdhër dëshmon tmerrin e tij, vëlla Olsit dhe Lubi Ballukut nga dosjet e tyre kriminale në laptop-et e gazetarëve të News 24!

Dënoj me forcën më të madhe urdhërin antikushtetues të Ramaduros dhe kërkoj zbatimin e menjëhershëm të urdhërit të gjykatës!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb