Presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi mbi situatën në Ukrainë gjatë një takimi me gazetarët në Kennedy Center. Ai u pyet mbi Rusinë dhe konfliktin në Ukrainë.
Trump paralajmëroi se do të ketë “pasoja shumë të rënda” nëse Vladimir Putin nuk pranon të përfundojë luftën pas takimit të tyre të premten.
Presidenti shtoi se ka pasur “biseda të mira” me Putinin, por theksoi se “kur kthehet në shtëpi sheh lajme për sulme raketore që godasin shtëpi pleqsh apo ndërtesa banimi, ku njerëzit qëndrojnë të vrarë në rrugë”.
Një tjetër gazetar e pyeti për raportet se Rusia ka hakuar sisteme kompjuterike që menaxhojnë dokumentet e gjykatave federale amerikane. Trump tha se është i gatshëm t’i drejtojë këtë pyetje Putinit gjatë takimit të së premtes.
(BalkanWeb)
