Deputeti i PD Luçiano Boçi ishte i ftuari i radhës në studion e improvizuar të News24 me gazetarin Osman Stafa, ku ka kërkuar nga organet e drejtësisë të ndërhyjnë për të zbatuar vendimet e gjykatave.

Boçi tha se kj situatë absurde dëshmon se jemi para një skene krimi.

“Nuk janë gazetarët as media News24 në mes të ditës, përgjatë shumë ditësh është kompania shtetërore. Ajo që bëhet pyetje sot a ka institucione të tjera të drejtësisë pse nuk veprojnë përballë një media të lire”, tha deputeti Boçi.

Luçiano Boçi: Situata e pamenduar se do ndodhte. Kjo situatë absurde dëshmon se jemi para një skene krimi. Nuk janë gazetarët as media News24 në mes të ditës, përgjatë shumë ditësh është kompania shtetërore. Ajo që bëhet pyetje sot a ka institucione të tjera të drejtësisë pse nuk veprojnë përballë një media të lirë.

Korrupsioni është shkelje ligji, vrasja është shkelje ligji atëherë kush i zbaton vendimet e gjykatave, ja pra ka dhënë vendim gjykata është shprehur që nuk mund të pengohen gazetarët dhe Neës24 të vazhdojë të transmetojë në ambientet e tij.

Media nuk është biznes fitimprurës por e mirë publike dhe të dyja godinat janë të News24.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb