Deputeti i PD Luçiano Boçi e ka cilësuar sjelljen e drejtuesit të KAYO ish-drejtuesin e policisë Ardi Veliu, “Kambalja” të motivuar nga qeveria e cila i ka dhënë atij autoritetin e pajustifikuar me pozicionin aktual të tij sot, në krye të një kompanie shtetërore.

Boçi tha se “Kambalja” nuk ka gradë ushtarake, por sillet si polic sikur ka autoritet mbi çdo autoritet tjetër, ja jep ai që kërkon që kjo media të mbyllet.

“Ai që kërkon ti mbyllë gojën News24 është pushteti, nuk e themi për figuracion por është vetë Edi Rama një media që ka ndikim në opinion, ka shikueshmëri, në mos ta eleminojë ta ketë në thundrën e tij, ta kthejë në zëdhënësin e vet, në forma e rrugë të tjera”, tha Boçi teksa shtoi se News24 mbetet një media që ka ruajtur ekuilibrat ka goditur pa u trembur aferat korruptive;

“News24 ka mbështetur organet e drejtësisë, të cilët nga ana morale spo ja kthejnë si borxh, është një media që ka mbështetur SPAK, po SPAK do e mbështesë? Të paktën nga ana morale”, tha deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Luçiano Boçi: Edhe kur ka patur probleme financiare, gazetarët kanë qenë aty që  e kanë mbajtur median. Media si ju, dhe lufta me median është lufta e diktaturës me mullinjtë e erës. Mund ta mbajë dhe 60 ditë por është pushteti që do dorëzohet. Duhet një mbështetje e opinionit shqiptar, elitave, duhet ta dinë që mbyllja e gojës po u arrit duhet të ngarkojmë valixhet e të ikin nga vendi.

Ai që kërkon ti mbyllë gojën News24 është pushteti, nuk e themi për figuracion por është vetë Edi Rama një media që ka ndikim në opinion, ka shikueshmëri, në mos ta eleminojë ta ketë në thundrën e tij, ta kthejë në zëdhënësin e vet, në forma e rrugë të tjera. News24 është realitet i ekuilibruar, mbetet një media që ka ruajtur ekuilibrat ka goditur pa u trembur aferat korruptive, ka mbështetur organet e drejtësisë, të cilët nga ana morale spo ja kthejnë si borxh, është një media që ka mbështetur SPAK, po SPAK do e mbështesë? Të paktën nga ana morale. “Kambalja” nuk ka gradë ushtarake, sillet si polic, sikur ka autoritet mbi cdo autoritet tjetër, ja jep ai që kërkon që kjo media të mbyllet.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb