Avokati Marash Logu, në intervistën me gazetarin e News24, Osman Stafa, e quajti shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, situatën e paprecedentë që po ndodh në godinën e News24 e cila prej 6 ditësh është “pushtuar” nga forcat ushtarake e “KAYO”, sh.a.

Logu tha se nëse Gjykata e Strasburgut do të ketë të gjithë kohën e duhur për të shqyrtuar faktet do të provojë shkeljet e kryera.

“Strasburgu do e ndëshkojë shumë rëndë shtetin shqiptar dhe do të marrë një ndëshkim shumë të madh pasi do të gjejë shkelje në disa dispozita të konventës, por dhe një gjobë që do të duhet të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë”, tha avokati.

Marash Logu: Sjellja që kanë manifestuar autoritetet shtetërore me News24, gjykata e Strasburgut do t’i japë të drejtë gazetarëve të News24.

Një sërë vendimarrjes që ka marrë kjo gjykatë, sic ka qenë me rastin “Beccheti” nga  informacioni që kam unë shpresoj që Strasburgu të ketë kohën e mjaftueshme të shqyrtojë të gjitha faktet.

Që këtu po konsumohet shkelje flagrante e lirisë së medias e të drejtave të njeriut. E sigurt është pavarësisht kësaj, Strasburgu do e ndëshkojë shumë rëndë shtetin shqiptar dhe do të marrë një ndëshkim shumë të madh pasi do të gjejë shkelje në disa dispozita të konventës poor dhe një gjobë që do të duhet të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb