Gjatë këtij zjarri të paimagjinueshëm në Delvinë një kamera, krahas flakëve ka kapur edhe një kalë të braktisur që ishte bërë pre e zjarrit. Kjo nuk kaloi pa vëmendje nga specialistët në Delvinë. Për këtë pas njoftimit të marrë për këtë kalë gjendja e të cilit si pasojë e zjarrit ishte jo e mire, Inspektori Veterinar i Bashkise Delvinë, Artan Alinani dhe ai i Njësisë Administrative, Vergo, Ilir Liçaj në bashkëpunim me Drejtorinë Sherbimeve morën masa për  mjekimin, ushqimin dhe sistemimin e kalit.

Gjendja e kalit tanimë pas sherbimeve të kryera është e mirë. Madje duhet thënë edhe ajo se këtë kalë e mori një Fondacion Gjerman që merret me mbarështimin e kuajve.

Kali2
Kali2

Bashkia Delvinë dhe specialistët veterinerë vlerësojnë bërjen publike të këtij rasti por në asnjë moment nuk duhet menduar se gjëja e gjallë, në rastin konkret ky kalë apo qoftë edhe ndonjë kafshë tjetër, nuk do të kishin të njejtën vëmendje për trajtimin shëndetësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: