Emisioni “Koha për t’u zgjuar” në News24 vijon pavarësisht dhunës ndaj televizionit.
Gazetari Klevin Muka ka lajmëruar intervista me qytetarët, në studion e improvizuar të ngritur para ambienteve të godinës së News24 e cila mbahet e pushtuar nga policia ushtarake prej një jave.
Prej 7 ditësh, sinjali i News24 është hequr duke privuar gazetarët e televizionit të parë më të madh informativ në vend, të punojnë dhe të kryejnë misionin e tyre për të informuar qytetarët.
Në mbështetje të gazetarëve të Fokus Media Grup janë shprehur organizata të ndryshme mediatike në vend dhe jashtë, misione diplomatike si dhe figura të njohura të politikës dhe aktivistë të njohur të shoqërisë civile.
