Zbulohen detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Erald Xhejo, ku familjarë të autorit u përfshinë në fshehjen e krimit.

Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri që vrau bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep. ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.

Flori Çela akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi makinën e tij, e ka përdorur Enedio Guri për t’u larguar nga vendngjarja.

Autori i krimit, Enedio Guri ka qenë i pajisur me thikë, ndërsa viktima Erald Xhejo ka patur një dorezë.

Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore  u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon” etj që çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb