Emisioni “Koha për tu zgjuar ” me moderatorin dhe gazetarin Klevin Muka ka vijuar maratonën e intervistave  në studion e improvizuar në ambientet e televizionit News24.

 I ftuar ishte edhe avokati Alban Duraj i cili diskutoi për dëmshpërblimet që mund të përfitojnë qytetarët nga zjarret që kanë përfshirë gjithë territorin në vend.

Ai tha  qytetarët nuk mund të përfitojnë aktualisht sepse nuk është detyra e shtetit shqiptar sipas anës ligjore .

Duraj shtoi se qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursime në pensione si një risi e re.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se bizneset duhet të marrin edhe masa kundrejt situatave me zjarret.

“Për sa i përket anës ligjore dhe dëmshpërblimit që i takon qytetarëve ku kemi pasur edhe rastin e tërmetit në 2019 qytetarët nuk mund të përfitojnë asnjë dëmshpërblim pasi nuk është detyra e  shtetit shqiptar nga ana ligjore.

Qytetarët mund të përfitojnë edhe rimbursimin e pensioneve të tyre dhe fondi i pensionit është edhe një risi më vendet e tjera.

Edhe bizneset kanë humbur fitime ndaj pasojave të zjarrit në vend.

Ne si qytetarë duhet të marrim masa si bizneset dhe zjarrfikëset”, u shpreh ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb