Jackie Bezos nëna e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Që prej vitit 2020 ajo ishte në betejë me demencën Lewy body, një çrregullim që ndikon në mendimin, lëvizjen dhe sjelljen e individëve.

“Pas një beteje të gjatë me sëmundjen Lewy Body Dementia, ajo ndërroi jetë sot, e rrethuar nga shumë prej nesh që e donim  fëmijët e saj, nipërit dhe mbesat e tyre dhe babai im”, shkroi miliarderi i teknologjisë në një postim në Instagram të enjten në mbrëmje.

Jackie la pas bashkëshortin e saj, Mike, fëmijët Jeff, Christina dhe Mark, 11 nipër e mbesa dhe një stërnip.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb