Detaje të reja mësohen për plagosjen e ndodhur në Korçë, ku është qëlluar me thikë një 28-vjeçar.
Policia ka gjetur mjetin prerës thikë, me të cilin autori ka kryer plagosjen. Po ashtu, është kapur edhe autori i ngjarjes, që është nxjerrë nga banesa, po ashtu i plagosur. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Korçë, teksa ndodhet në gjendje stabël.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.
27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
(BalkanWeb)
