Kingsley Coman është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi francez do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën për 3 vite. Coman largohet kështu nga Bayern, pas disa sezonesh te ekipi gjerman, ndërsa tani është gati për aventurën e re në Arabi.

Coman mund të debutojë me skuadrën e re me 19 gusht në sfidën e Superkupës ndaj Al Ittihad. “Kinglsey Coman është lojtar i Al Nassr, mirësevjen”- shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb